Kuvend/ Buxheti i vitit 2021 shqyrtohet në seancën e datës 16 nëntor

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Konferenca e Kryetarëve vendosi shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021” në seancën e datës 16 nëntor.

“Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur sot nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, miratoi kalendarin e veçantë të rishikuar të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021”, njoftoi sot Kuvendi i Shqipërisë.

Konferenca vendosi shqyrtimin nën për nen dhe në tërësi të projektligjit “‘Për buxhetin e vitit 2021”, në seancën plenare të datës 16 nëntor 2020.

Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex). /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.