Kursi i këmbimit/ Euroja humb pikë në raport me lekun

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari humbi terren në raport me Lekun ndërsa dollari amerikan fitoi pikë krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro këmbehet me 123.97 lekë ose 0.01 lekë më pak se ditën e mërkurë.
Monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 105.72 lekë ose 0.19 lekë më shumë se një ditë më parë.
Në pozita të trendit rritës këmbehen sot me lekun edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Monedha britanike këmbehet me 137.29 lekë ose 0.43 lekë më shumë dhe franga zvicerane u forcua me 0.21 lekë duke u kuotuar në vlerën 116 lekë. Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 105.72 +0.19
Euro EUR 123.97 -0.01
Poundi Britanik GBP 137.29 +0.43
Franga Zvicerane CHF 116.00 +0.21
Jeni Japonez (100) JPY 101.58 +0.28
Dollari Australian AUD 74.47 -0.31
Dollari Kanadez CAD 79.39 -0.30
Korona Suedeze SEK 11.91 -0.06
Korona Norvegjeze NOK 11.18 -0.14
Korona Daneze DKK 16.63 -0.02
SDR SDR 149.40 -0.20
Ari(OZ 1) XAU 198513.49 -1,540.79
Argjend(OZ 1) XAG 2454.82 -93.73
Juani Kinez (onshore) CNY 15.76 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 15.75 +0.04
Lira Turke TRY 12.71 -0.01
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.