KQZ/ Emërohen auditët për mbikëqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka emëruar sot dy auditë  teknicienë për mbikëqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se, “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bazuar në Kodin Zgjedhor, të ndryshuar, emëroi auditët teknicienë për mbikëqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021”.

“Pas shqyrtimit të propozimeve për auditë teknicienë dhe dokumentacionit të paraqitur, Celibashi vendosi të emërojë auditë teknicienë: Roland Kërçuku (caktuar nga nënkomisioneri i KQZ-së) dhe Briselda Mehmetllari (caktuar nga Komisioneri i KQZ-së)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.