Korçë/ Riparime emergjente 9 banesave të familjeve në nevojë

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Në prag të stinës së dimrit bashkia e Korçës po mbështet familjet në nevojë, duke iu ardhur në ndihmë me riparime emergjente të banesave, kryesisht të çative të cilave janë të dëmtuara apo të amortizuara ndër vite.
Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo shprehet i angazhuar maksimalisht për të ndihmuar në përmirësimin kushteve të jetesës, për familjet në vështirësi ekonomike që i përkasin kryesisht komunitetit rom dhe egjiptian.
Me fonde nga buxheti i bashkisë Korçë grupet e punës po restaurojnë 9 banesa.
“Në prag të stinës së dimrit, ndërhymë në 9 banesa të cilat kishin nevojë emergjente për riparimin e çatisë dhe ndërhyrje të tjera”, u shpreh Filo. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.