KOPENHAGË – Danimarka shton Greqinë në listën paralajmëruese për udhëtimet

KOPENHAGË, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Danimarka shtoi sot edhe Greqinë në listën e saj të vendeve dhe territoreve në të cilat duhen shmangur udhëtimet jothelbësore.

“Paralajmërimi i udhëtimit bëhet efektiv nga e shtuna”, njoftoi Ministria e Jashtme.

Masa u bazua në kufirin e deklaruar të vendit prej jo më shumë se 30 infektime të reja COVID-19 për 100 000 banorë në javë.

Në javët e fundit, qeveria daneze ka këshilluar kundër udhëtimeve jothelbësore në një varg vendesh, përfshirë Britaninë e Madhe, Kroacinë, Francën, Italinë, Holandën, Poloninë, Spanjën dhe Zvicrën./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.