FUTBOLL – Manchester United modifikon ”Old Trafford” për ndeshje me tifozë

LONDËR, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Shefi ekzekutiv i Manchester United, Collette Roche konfirmoi se stadiumi ”Old Trafford” i klubit është modifikuar për t’u përgatitur për kthimin e spektatorëve.

Tifozët britanikë nuk kanë parë asnjë ndeshje që nga marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Qeveria britanike kishte shpresuar të rifuste tifozët në stadiume në fillim të tetorit, por i vonoi këto plane për një kohë të pacaktuar pas një rritje të rasteve.

Roche theksoi se United është gati për çdo kohë që tifozët mund të shikojnë ndeshje me një kapacitet prej 23 500 vendesh, ndërsa respektojnë rregullat e distancës shoqërore në ”Old Trafford”.

Ajo e quajti ndalimin ndaj stadiumeve si “shqetësues” sepse tifozët tani shkojnë në kinema dhe teatro në vend të stadiumeve për të parë ndeshje.

“Unë jam e bindur që ne do të jemi në gjendje të mirëpresim tifozët në mënyrë të sigurt”, theksoi Roche.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.