Furnizim më i mirë me energji elektrike për 1.3 milionë banorë gjatë periudhës 2014-2020

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Rreth 1.3 milionë banorë përfituan një shërbim më të mirë të furnizimit me energji elektrike gjatë periudhës 2014-2020, falë investimeve të kryera nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) që llogariten në rreth 250 milionë euro.

Përgjatë këtyre viteve OSHEE bën të ditur se është investuar në 2268 kabina elektrike, janë ndërtuar 1411 km linja të tensionit të mesëm dhe 3550 km të tensionit të ulët.

Përmirësimi i treguesve të humbjeve dhe arkëtimeve përmes investimeve dhe ndërhyrjeve dhe përmirësimi i eficencës operacionale, janë objektiv i kompanisë OSHEE.

Sipas treguesve të publikuar nga kompania në vitin 2013, humbjet vjetore të energjisë llogariteshin mbi 45%.

“Falë punës intensive për rivendosjen e ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike, kemi arritur që humbjet vjetore ti reduktojmë tashmë nën 21%, ndërsa arkëtimet e energjisë së faturuar janë rritur në 97%”, bën të ditur kompania./a.gjonaj//a.a//r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.