Fundi i bojkotit të Ligës Profesioniste të Futbollit/ Rama: Tani gati të flasim

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot fundin e bojkotit të Ligës Profesioniste të Futbollit.

“E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën! Tani po, gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës! Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati”, u shpreh Rama.

Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, tha sot për mediet menjëherë pas mbledhjes së Ligës Profesioniste në ambientet e stadiumit “Air Albania” se u vendos t’i jepej fund bojkotit të kampionatit. Kreu i FSHF-së njoftoi se ditën e diel do të luhet turi i parë i Kupës së Shqipërisë, për të vijuar të mërkurën me javën e parë të Superiores. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.