Cakaj takon studentë nga Lugina e Preshevës: Së shpejti, projekte trajnimi të mësuesve shqiptarë

TIRANË, 29 tetor /ATSH – I. Vata/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim me studentët e Luginës së Preshevës që studiojnë në Shqipëri.

“Mbështetja e Shqipërisë është e një rëndësie të patjetërsueshme për ngritjen shoqërore dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo kauzë na detyron të gjithëve”, u shpreh ai.

Po ashtu, Cakaj shtoi se “biseduam, mes tjerash, për përgatitjet që po bëjmë për të filluar me projektin e trajnimit të mësuesve shqiptarë dhe plotësimin me tituj bashkëkohorë e shkencorë të librarive të Luginës së Preshevës. Edhe me masa të tjera mbështetëse së shpejti”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.