458 pallate në Durrës në rikonstruksion nga dëmet e tërmetit/ Banorët, përfitues të drejtpërdrejtë të granteve

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Në Durrës, janë 458 pallate me shkallë dëmtimi DS1 – DS3, ku brenda 80 ditësh do të realizohen 7 nga 9 lote të projektit.
Kryeministri Edi Rama pa sot nga afër disa prej pallateve me nivel dëmi DS1, DS2, DS3, ku po vijon puna për riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave.
Ndërkohë, Rama tha se “për rikonstruksionin e apartamenteve banorët kanë përfituar drejtpërsëdrejti grantet, qeveria po mundëson rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta të pallateve”.
Ndërsa ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj theksoi se në Durrës janë 4.3 miliardë lekë janë grante, ose 43 milionë dollarë, dhe nga këto 21 milionë dollarë janë disbursuar tashmë në duart e familjeve”.
Ndërsa kryetarja e bashkisë Durrës, Emirjana Sako tha se procesi po vijon edhe me shkollat dhe bashkia e Durrësit përfiton nga gjithë procesi i rindërtimit 31 objekte arsimore. /m.m/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.