25 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 5 prej tyre në gjendje më të rëndë

PRISHTINË, 29 tetor /ATSH/ 25 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshme të Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 18 prej këtyre pacientëve po trajtohen me oksigjeno-terapi, ndërsa 5 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 18 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 194 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.