VARSHAVË – Morawiecki: Polonia kërkon një strategji efikase për pandeminë

VARSHAVE, 28 tetor /ATSH-PAP/ – Qeveria polake do ta luftojë pandeminë e koronavirusit në varësi të mënyrës se si zhvillohet situata, por ajo dëshiron të gjejë një ekuilibër midis mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve dhe mbështetjes së ekonomisë, deklaroi kryeministri Mateusz Moraëiecki për shtypin.

Në një intervistë për të përjavshmen ”Gazeta Polska”, Morawiecki theksoi se “të gjithë duhet të kuptojnë se veprimet e tyre mund të ndikojnë në situatën epidemike në vend në mënyrë pozitive dhe negative”.

Morawiecki theksoi ”se shkalla në rritje e infeksionit është hallka më e dobët në politikën shëndetësore”.

Kufizimet e fundit të qeverisë kanë mbyllur qendrat e fitnesit, kafenetë dhe restorantet.

Duke siguruar arsyetimin e vendimit, kryeministri përmendi epidemiologët që thonë se ato vende përfaqësonin një rrezik në rritje të infeksioneve.

”Sidoqoftë, qeveria ka përgatitur një paketë mbështetëse për ata sektorë që do të preken më shumë nga pandemia e koronavirusit”, theksoi Morwiecki./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.