Ushtria meksikane kap avionin me 1,5 tonë… kokainë!?

MEKSIKO SITI, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Ushtria meksikane ka kapur një aeroplan që mbante 1,5 tonë kokainë, deklaroi presidenti Andres Manuel Lopez Obrador.

Aeroplani ishte ulur në Chetumal në brigjet e Karaibeve.

Gazeta ”Por Esto” theksoi se ai po fluturonte ulët, pa drita të ndezura dhe pa leje për t’u ulur, ndërsa personi që ishte në bordin e avionit, u arrestua.

Lopez Obrador tha se ushtria kishte zbuluar më parë tre aeroplanë që hynin në hapësirën ajrore të Meksikës, por vetëm njëri prej tyre u ul.

Disa aeroplanë që mbanin drogë, që besohet të vijnë nga Amerika e Jugut, janë zbuluar këtë vit në të njëjtin rajon të Meksikës, i cili kufizohet me Belizën dhe Guatemalën./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.