Taskforca antiCovid/ 577 inspektime dhe monitorime në biznese dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Taskforca antiCovid vijon me monitorimet në biznese ushqimore dhe jo ushqimore si dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor për zbatimin e protokolleve që parandalojnë përhapjen e pandemisë së COVID-19 dhe për garantimin e sigurisë ushqimore.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kryen sot 577 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Gjatë inspektimeve janë dhënë shtatë masa me paralajmërim në biznese ushqimore, për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe mungesë të planit 3D.

Sipas AKU-së, janë marrë 78 mostra në monitorim të qumështit për analizim

“Rritja e masës këshilluese nga ana Taksforcës ka shërbyer në sensibilizim të qytetarëve për mbajtjen e detyruar të maskës, si mënyrë efikase për mbrojtjen nga shpërndarja e COVID-19”, bën të ditur AKU.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.