Sukses në ridimensionimin e shërbimit përmbarimor shtetëror

TIRANË, 28 tetor /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha sot se është kryer me sukses ridimensionimi i shërbimit përmbarimor shtetëror duke rritur eficiencën e ekzekutimit, përgjegjshmërinë, profesionalizmin, llogaridhënien, besueshmërinën e publikut dhe orientimin drejt një shërbimi cilësor ndaj qytetarit.

“Përtej rishikimit të kuadrit ligjor shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror kemi përmirësuar matshëm nëpërmjet masave të marra si: realizimit në masën 100% brenda afatit të titujve ekzekutive me objekt “Urdhër mbrojtje” dhe “Urdhër i menjëhershëm mbrojtje”. Përmirësim të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore në masën 7% për periudhën 2017-2020 (Mesatarja e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore për periudhën 2013-2016 ka qenë 74% dhe për periudhën shtator 2017-2020 është 81%)”. Rregullimit të nivelit të tarifave përmbarimore duke garantuar kosto përfundimtare të ekzekutimit në raport të rregullt me objektin e ekzekutimit”, tha Gjonaj.

Gjithashtu Gjonaj se infrastruktura logjistike është realizuar 100% për investimet e planifikuara.

“Marrëveshja e bashkëpunimit për akses në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme për përmbaruesit gjyqësor ka mundësuar kryerjen e veprimeve në rrugë elektronike, marrjen e informacionit online, konsultim me kartelën dhe të dhënave të tjera të pasurive të paluajtshme. Kemi përmirësuar infrastrukturën logjistike duke realizuar 100% të investimet të planifikuara”, theksoi Gjonaj. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.