Shkolla “Adem Gjeli” në Ishëm po rilind më e madhe/ Nxënësit rikthehen këtë 26 nëntor me mjedise të denja

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Shkolla dhe kopshti “Adem Gjeli” në Ishëm, Durrës po rilind më e bukur, më e madhe dhe më e fortë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të kantierit ku po ndërtohet kjo shkollë.

“Nxënësit dhe fëmijët e kopshtit, do të rikthehen këtë 26 nëntor, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar do të gjejnë një mjedis shkollor të denjë e të projektuar sipas standardeve më të mira europiane”, deklaroi Rama.

Në kuadër të programit të rindërtimit, 143 shkolla të reja me standarde europiane do të jenë gati brenda vitit 2021.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.