SHBA – “Boeing” raporton 466 milionë dollarë humbje në T3

NJU JORK, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Kompania ajrore amerikane “Boeing” raportoi sot një humbje prej 466 milionë dollarësh në tremujorin e tretë për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe qëndrimit të vazhdueshëm të avionëve të saj “737 MAX” në tokë, duke paralajmëruar për shkurtime të mëtejshme të vendeve të punës.

“Pandemia globale vazhdoi të ushtronte presion mbi biznesin tonë këtë tremujor dhe ne po i përshtatemi këtij realiteti të ri duke menaxhuar nga afër likuiditetin tonë dhe duke transformuar ndërmarrjen tonë në mënyrë që të jetë më e mprehtë, më elastike dhe më e qëndrueshme për një kohë të gjatë”, tha kreu ekzekutiv i “Boeing”, Dave Calhoun në një njoftim për shtyp.

Ai vuri në dukje se forca globale e punës do të zvogëlohet në 130 000 në fund të vitit 2021./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.