”Qëndrojmë së bashku”/Kryeministri Netanyahu: Sot takohemi të gjithë te Forumi Ballkanik kundër Anti-Semitizmit

TIRANË, 28 tetor /ATSH – I. Vata/ Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka përshëndetur mbajtjen e Forumit Ballkanik kundër Antisemitizmit, që zhvillohet sot në Tiranë i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit.

Kryeministri Netanyahu ka shpërndarë njoftimin e kryetarit të grupit parlamentarë të PS-së, Taulant Balla i cili shprehet se “sot takohemi të gjithë së bashku në Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit. Ngjarje e madhe historike për rajonin tonë të Ballkanit. Ne qëndrojmë së bashku me partnerët dhe aleatët tanë Shtetet e Bashkuara, Pompeo, Bashkimit Europian, David Sassoli, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu. Shqipëria shumë krenare që po pret këtë ngjarje të madhe historike”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.