Projekte studimore dhe kërkimore për COVID-19/ 4.6 milionë lekë shtesë, Akademisë së Shkencave

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi një fond shtesë prej 4.6 milionë lekësh për Akademinë e Shkencave për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me COVID-19.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua vendimi sipas të cilit Akademisë së Shkencave, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, i shtohet fondi prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve për projektet studimore dhe kërkimore lidhur me COVID-19.

Efekti financiar prej 4 600 000 (katër milionë e gjashtëqind mijë) lekësh përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.