MV – 870 raste të reja dhe 14 vdekje nga COVID-19

SHKUP, 28 tetor /ATSH-AA/ – Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua sot një rekord i ri në rastet  e reja ditore, 870, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 28 697, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në vend, u raportuan edhe 14 vdekje në 24 orët e fundit, numri i të cilave arrin në 963.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 19 771, përfshirë 292 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 7 963./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.