Mazhoranca do votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Balla: Venecia refuzoi procedurën urgjente të kërkuar nga Presidenti

TIRANË, 28 tetor/ATSH / Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se Venecia refuzoi procedurën urgjente të kërkuar nga Presidenti Ilir Meta për ndryshimet në Kod ndaj edhe mazhoranca do ta votojë në Kuvend.

Balla, gjatë një komunikimi me gazetarët, nga kuvendi i Shqipërisë, u shpreh se për kodin zgjedhor nuk duhet humbur asnjë minutë kohë dhe do zbatohet ligji me përpikëri.

“Ajo që ju unë darkë keni komunikuar nga letra e presidentit Gianni Buquicchio është ajo që thashë në drekë që do e dëgjojmë, por Venecia ka refuzuar kërkesën për një opinion Urgjent, e ka futur në një procedurë normale dhe kjo është shumë domethënëse për ata që kuptojnë komunikimin dhe bashkëveprimin me Venecias”, – tha Balla.

“Ne mbetemi të hapur, por duke përllogaritur që çdo ditë që kalon, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi, fatkeqësisht Meta mori me pa të drejtë një muaj se këtë mund ta kishte bërë që ditën e dytë kthimin”, – shtoi ai.

“Në rast se ne do të votonim dekretin e presidenti pro do ishte e pamundur që ne të adresonin opinionin e Venecias, nëse Meta do ishte në Kuvend do na kishte dhënë të drejtë për Kodin, mjafton të kujtoni se si shprehej Meta për Venecia “që s’më tregojnë mua Kushtetutën e vendit tim’. Pozicioni i Partisë Socialiste dhe i grupit parlamentar është në koherencë me atë të partnerëve të Shqipërisë”, – tha Balla.

“Presidenti mori më shumë se një muaj me pa të drejtë. Kodi është një ligj zgjedhor model, i marrë fjalë për fjalë nga vende anëtare të BE. Sapo Venecia të ketë miratuar një opinon, në rast se ne do të votonim dekretin e presidentit Meta pro do të bëhet e pamundur. Kodi do të hyjë në fuqi dhe më pas kemi mundësi që përgjatë një procesi të adresohet edhe opinioni Venecias përtej 25 prillit. Shqipëria i duhet kodi zgjedhor në fuqi në mënyrë që institucionet përgjegjëse të bëjnë përgatitjet”, – deklaroi Balla më tej, i cili nënvizoi se PS po ndjek të gjithë procedurat siç e parashikon Kuvendi.

Balla foli edhe në lidhje me forumin antisemitizëm.

“Ti japim hapësirën e nevojshme këtij mesazhi që sot jep Shqipëria nga Kuvend. Shqipëria ka shumë për të treguar, është vendi i bashkëjetesës fetare, i vetmi vend ku nuk kishte asnjë jetë të humbur nga populli hebre. Shqiptarët demonstruan atë që është pjesë e ADN, mikpritjen, kujdesin për mikun. Për familjen e shqiptarit Zot në shtëpinë e tij janë Zoti dhe miku. Kam nderin të jem iniciuesi i kësaj konference.Është një konferencë që nxjerr në pak kudo në botë vlerat dalluese të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është një nga sallat ku Shqipëria do ti flasë mbarë Europës dhe komunitetit ndërkombëtar për qasjen që kemi marrë për një aleancë ndërkombëtare kundër antisemitizmit”, – tha kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Sara Lleshi ndihmësja e zëdhënësit të Presidentit të Republikës ka reaguar ndaj deklaratës së Ballës duke u shprehur se, “Presidenti Meta ka fituar 3-0 përballjen me Rilindjen në Venecia. Presidenti nuk i çoi me dëshirën e tij ndryshimet e njëanshme dhe brutale të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor në Venecia, por këtë gjë ia kërkoi Europa”.

Gjithashtu ajo ka theksuar se e kupton hallin e Taulant Ballës për të zënë një vend të sigurt në listat e deputetëve.

“Ke treguar se je një djalë që di t’i marrësh kthesat në kohën e duhur, reflekto dhe thellohu sa je në kohë dhe riktheu tek vlerat e vërteta eurosocialiste”, tha Lleshi.

/a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.