Levan-Tepelenë/ Qeveria miraton fondin prej 328.2 milionë lekësh për shpronësimet

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi fondin prej 328.2 milionë lekësh për shpronësimet e pronave që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Levan-Tepelenë.

“Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, për sipërfaqen 540 840 m2, tokë arë, me vlerë 261 259 057 lekë, për sipërfaqen 2 957 m2, tokë truall, me vlerë 2 032 433 lekë, për sipërfaqen 14 237 m2, kullotë, me vlerë 1 819 394 lekë, dru frutorë, me vlerë 7 252 960 lekë, objekte, me vlerë 55 838 369 lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 328 206 213 lekë”, thuhet në vendimin e publikuar të qeverisë.

Sipas vendimit, vlera shtesë e shpronësimit, prej 75 429 599 lekësh do të përballohet nga fondet e miratuara për Autoritetin Rrugor Shqiptar. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.