Kursi i këmbimit/ Leku i qëndrueshëm ndaj euros, humb terren me valutat e tjera

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedha vendase, leku, ruajti pozita të qëndrueshme ndaj euros, ndërsa humbi terren me valutat e tjera krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 123.98 lekë në të njëjtën vlerë sa ditën e martë.
Monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 105.53 lekë ose 0.53 lekë më shumë.
Në pozita më të forta se një ditë më parë me lekun, këmbehen sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.
Monedha britanike këmbehet me 136.86 lekë ose 0.21 lekë më shumë dhe franga zvicerane këmbehet me 115,79 lekë ose 0.35 lekë më shumë. /a.a//r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 105.53 +0.53
Euro EUR 123.98 0.00
Poundi Britanik GBP 136.86 +0.21
Franga Zvicerane CHF 115.79 +0.35
Jeni Japonez (100) JPY 101.30 +0.98
Dollari Australian AUD 74.78 +0.01
Dollari Kanadez CAD 79.69 +0.04
Korona Suedeze SEK 11.97 -0.04
Korona Norvegjeze NOK 11.32 -0.08
Korona Daneze DKK 16.65 -0.01
SDR SDR 149.60 +0.79
Ari(OZ 1) XAU 200054.28 +726.48
Argjend(OZ 1) XAG 2548.55 -2.95
Juani Kinez (onshore) CNY 15.73 +0.10
Juani Kinez (offshore) CNH 15.71 +0.07
Lira Turke TRY 12.72 -0.19
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.