GJERMANI: Merkel: Duhet të veprojmë tani kundër COVID-19

BERLIN, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Gjermania po përballet me një urgjencë akute shëndetësore kombëtare, paralajmëroi sot kancelarja Angela Merkel, pas një takimi virtual krize me udhëheqësit rajonalë, për të rënë dakord mbi masat e reja për frenimin e pandeminë së COVID-19.

“Ne duhet të veprojmë dhe tani”, tha Merkel.

“Nëse infeksionet vazhdojnë me këtë ritëm, do të arrijmë në kufijtë e kapaciteteve të sistemit tonë shëndetësor”, shtoi kreu i qeverisë federale.

Ajo vuri në dukje se 75 % e të gjitha infeksioneve nuk mund të gjurmohen.

Kancelarja bëri thirrje për një shtysë kombëtare të ripërtërirë, me qëllim shmangien e një urgjencë shëndetësore kombëtare, por theksoi se kjo do të ishte e kufizuar në kohë.

Deklatata e Merkel vjen në një kohë kur qeveritë federale dhe shtetërore kanë rënë dakord për kufizime më të rrepta antiCOVID-19.

Masat hyjnë në fuqi të hënën dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në nëntor./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.