GJERMANI – Deri në 10 miliardë euro ndihmë në mbështetje të sektorëve ekonomikë

BERLIN, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Qeveria gjermane njoftoi sot një program të ri të ndihmës urgjente që mund të arrijë deri në 10 miliardë euro për të mbështetur sektorët ekonomikë të prekur nga ashpërsimi i kufizimeve për të luftuar kundër epidemisë së COVID-19.

Këto ndihma do të akordohen në mënyrë të veçantë për të kompensuar humbjen e të ardhurave që do të sjellë mbyllja, duke nisur nga e hëna e kafeneve, bareve, restoranteve, sallave të spektaklit dhe ambienteve argëtuese”, theksoi qeveria e Angela Merkel në përfundim të një takimi krize. / /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.