FRANCË – Spekulime për një bllokim të ri, pritet reagimi i Macron

PARIS, 28 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron pritej të flasë sot përpara kombit, mes spekulimeve të përhapura në media se ai do të shpallë një bllokim të ri për pandeminë.

Të dhënat ditore të lëshuara nga qeveria, të martën në mbrëmje, treguan 523 vdekje në 24 orë, numri më i lartë ditor që nga prilli.

Macron mbajti dy takime të Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare këtë javë për të diskutuar situatën, ndërsa ministrat diskutuan opsionet me udhëheqësit e opozitës, bizneset dhe sindikatat.

Kreu i federatës së spitaleve publike franceze, Frederic Valletoux, ka bërë thirrje për masa “radikale”, duke thënë se ndalimi i orës lokale i vendosur javët e fundit nuk ka pasur efektin e dëshiruar.

“Sot unë kërkoj një bllok të ri që është i qartë, me një kalendar të saktë”, theksoi Valletoux radios ”France Inter”.

”Vala e dytë e shpërthimit do të ishte shumë më shkatërrimtare se e para sepse do të përkonte me sëmundjet e tjera sezonale dhe personeli mjekësor është i rraskapitur”, paralajmëroi ai.

Franca mbajti nën kontroll valën e saj të parë të koronavirusit falë një bllokimi rigoroz 55-ditor që zgjati nga mesi i marsit deri në mes të majit, por më shumë se 26 000 pacientë kanë vdekur që nga hapja. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.