COVID-19 – BE akordon 100 milionë euro për blerjen e testeve të shpejta

BRUKSEL, 28 tetor /ATSH-AFP/ – BE do të akordojë 100 milionë euro për blerjen dhe shpërndarjen e testeve të shpejta, të cilat rekomandon të përdoren në shtetet anëtare për të frenuar shpërthimin e ri të COVID-19, njoftoi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke e cilësuar situatën pandemike shumë të rëndë.

Në prag të një samiti me video-konferencë të 27 vendeve, shefja e ekzekutivit europian përsëriti gjithashtu thirrjen për harmonizimin e rregullave për udhëtarët në mbarë Europën dhe bëri thirrje për rritjen e ndërveprimit midis aplikacioneve kombëtare të gjurmimit dhe kërkoi për shtetet të intensifikojnë ndarjen e të dhënave shëndetësore./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.