COVID-19 – 77 viktima të reja, Turqia kapërcen pragun e 10 000 vdekjeve

STAMBOLL, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Turqia kapërceu sot pragun e 10 000 vdekjeve nga COVID-19 me 77 vdekje të reja, sipas raportit të fundit të botuar nga Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Prej disa javësh, shifrat e infektimeve janë rritur në Turqi, veçanërisht në Stamboll, qendra ekonomike dhe kulturore e vendit.

“Epiqendra e virusit është në Stamboll”, tha Koca, duke shtuar se katër në dhjetë persona që rezultojnë pozitivë në të gjithë vendin ndodhen në këtë qytet.

“Nëse nuk mund e vëmë nën kontroll pandeminë në Stamboll, ajo do të dalë jashtë kontrollit”, shtoi ai.

Pavarësisht nga situata alarmuese, ministri nuk ka njoftuar masa specifike, përveç këshillimit për të pakësuar lëvizjet dhe kontaktet, si edhe për të ushtruar punën në distancë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.