BRUKSEL – Von der Leyen: 50 milionë doza vaksinash antiCOVID-19 të mundura që prej prillit

BRUKSEL, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidentja e Komisionit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen parashikon mundësinë, në skenarin më të mirë, e disponueshmërisë të 50 milionë dozave të vaksinave antiCOVID-19 që prej muajit prill.

“Shumë gjëra janë bërë në mënyrë korrekte në valën e parë të COVID-19, por strategjitë për daljen nga kufizimet ishin shumë të shpejta. Masat u lehtësuan shumë shpejt, kjo është arsyeja pse ekziston vala e dytë, të cilën as nuk e dimë nëse do të jetë e fundit”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

“Në skenarin më të mirë të mundur, marrëveshjet për blerjen e parakohshme të vaksinave antiCOVID-19 që ne kemi me kompanitë farmaceutike parashikojnë një grup prej 20-50 milionë doza vaksinash të shpërndara çdo muaj, që prej momentit kur kompanitë e para do t’i kenë gati”, shtoi ajo.

Nëse të gjithë kandidatët që kemi për prodhimin e vaksinave janë të suksesshëm, në 2021 do të kemi 1 miliard e 220 milionë vaksina. Por edhe nëse të gjithë kandidatët dështojnë, ne do të jemi në gjendje të vaksinojmë 700 milionë persona”, nënvizoi presidentja e komisionit europian, Von der Leyen./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.