BRITANI E MADHE – Bingham: Vaksinat e para COVID-19 ka të ngjarë të mos jenë të përsosura

LONDËR, 28 tetor /ATSH-AA/ – Vaksinat e para të COVID-19 ka të ngjarë të mos jenë të papërsosura dhe mund të mos funksionojnë për të gjithë, shkroi kreu i Task Forcës britanike të Vaksinave, Kate Bingham, në një artikull të botuar në revistën mjekësore “The Lancet”.

“Vaksinimi konsiderohet gjerësisht si e vetmja strategji e vërtetë e daljes nga pandemia, që aktualisht po përhapet globalisht dhe, si e tillë, një vaksinë nuk ka qenë kurrë më parë kaq e shumëpritur”, tha ajo.

“Megjithatë, grupi i parë i vaksinave ka të ngjarë të jetë jo i përsosur dhe ne duhet të jemi të përgatitur që ato mund të mos e parandalojnë infeksionin, por të zvogëlojnë simptomat dhe, edhe atëherë, mund të mos funksionojnë për të gjithë ose për shumë kohë”, shtoi më tej Bingham.

Kandidatja kryesore e vaksinave në botë është ajo e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe “AstraZeneca”, me provat e fazës 3 ende në vazhdim./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.