Basha ka nisur betejën për të rrëzuar Patozin, Topallin e Murrizin

TIRANË, 28 tetor /ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi deklaroi sot se “Basha ka nisur betejën kundër tij, Topallit dhe Murrizit”.

“Me krahë të lehta, Lul. PS është prej kohësh në fushatë për të mundur prapë Lulin, Berishën dhe Monikën, se Iliri u duhet ende President. Thonë se janë në kërkim të mandatit të tretë dhe timonit të dytë”, thekson ai.

“Edhe LSI nuk mbetet pas. Si shtëpi me dy porta që janë, i kanë në sulm me të gjithë arsenalin e vet, si Ilirin, ashtu dhe Monikën. Qëllimi është një dhe i vetëm, të largojnë Edi Ramën nga kryeministër. Ndërsa Luli me trimat e vet e kanë nisur fuqishëm betejën për të rrëzuar Patozin, Topallin, Murrizin etj. Me krahë të lehta, mor çuna. Luftë doni, luftë do të ketë.  Secili e zgjedh me dëshirë dhe me aq mend sa ka objektivin e vet për 25 prillin”, shprehet Patozi. /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.