Arrestohet pasi filmoi veten duke drejtuar makinën me… 233 km/h!

MADRID, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Policia spanjolle arrestoi një përdorues të youtube, i cili kishte filmuar veten duke drejtuar një makinë me 233 kilometra në orë, në një rrugë shërbimi të Madridit, që kishte një shpejtësi të kufizuar deri në 80 kilometra në orë.

“I denoncuar nga një qytetar, ky shofer u arrestua”, theksi policia në një njoftim për shtyp duke shtuar se ai drejtonte një automjet luksoz në një rrugë shërbimi.

Ky youtuber automobilistik, identiteti i të cilit nuk është zbuluar nga policia, ka më shumë se dy milionë ndjekës në kanalin e tij ku poston video të provave me makinë që ai bën, detajon përfitimet dhe disavantazhet e automjeteve ose tregon riparimet që ai mund të realizojë në makinë.

“Kanali i tij regjistron 445 milionë shikime, 1,3 milionë vetëm për këtë video, katër ditë pas publikimit të saj”, vijon komunikata e policisë.

Pronari i automjetit, një ndjekës që kishte pranuar t’i huazonte makinën, theksoi për policinë se youtuber-i nuk i kishte bërë të ditur se ai synonte të testonte shpejtësinë maksimale në rrugë publike./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.