Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 13 fluturime të konfirmuara për ditën e enjte

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi sot për 11 fluturime të konfirmuara për ditën e enjte, datë 29 tetor 2020.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA, njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:⠀

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë –Vjenë dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Gatwick dhe kthim

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.