Ushtria shqiptare po bëhet udhëheqëse në menaxhimin e sigurt të lëndëve shpërthyese

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Ushtria shqiptare po bëhet udhëheqëse në menaxhimin e sigurt të lëndëve shpërthyese.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri të ditur sot se, “organizata jofitimprurëse e Shteteve të Bashkuara Golden West, e vetmja organizatë jofitimprurëse amerikane e specializuar në asgjësimin e lëndëve shpërthyese dhe menaxhimin e rezervave të armëve, ofroi trajnim të rëndësishëm udhëheqjeje për Forcat e Armatosura Shqiptare javën e kaluar”.

Ambasada e SHBA thekson se, “ky trajnim u financua nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tregon se si ushtria shqiptare po bëhet udhëheqëse në menaxhimin e sigurt të lëndëve shpërthyese”. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.