Teliti: Jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 1000 banorë

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Drejtori i kabinetit të PD, Dorian Teliti ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama pas një video të publikuar sot nga ai mbi studimi shkencor të publikuar në revistën mjekësore prestigjioze “The Lancet” ku Shqipëria renditet me 70 pikë mes 204 vendeve me sistemin më të mirë shëndetësor në botë.

Teliti shprehet se, “me një raport që tregon shkallën e vaksinimit të popullsisë, ai po orvatet të bindë shqiptarët se shëndetësia shqiptare është ku e ku më mirë se shëndetësia e vendeve si Turqia, ku sot shkojnë për të gjetur shërim oligarkët e PPP-ve në shëndetësi”.

“Faktet janë kokëforta dhe asnjë video 3D nuk e fsheh dot të vërtetën që jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 1000 banorë në Ballkan, kemi pagat më të ulëta për mjekët, kemi buxhetin më të ulët për shëndetësinë dhe kryejmë disa herë më pak testime për COVID se çdo vend i rajonit”, theksoi Teliti.

/a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.