Taskforca antiCovid/ 365 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 27 tetor /ATSH – I. Vata/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit  kanë kryer gjatë ditës së sotme 365 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e taskforcës antiCovid.

Gjatë inspektimeve janë dhënë 10 masa me paralajmërim nëpër biznese ushqimore për mungesë të librezave shëndetësore, sende të tepërta në ambientet e prodhimit, mosrinovim të analizave të ujit. Me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 13.164 tonë  produkte ushqimore si dhe janë marrë 24 mostra në monitorim të qumështit.

AKU si pjesë përbërëse e taskforcës vijon monitorimet në të gjitha bizneset në zbatim rigoroz të protokolleve të sigurisë antiCovid.

Gjithashtu, AKU po këshillon edhe qytetarët për mbajtjen e detyruar të maskës, si një nga mënyrat efikase për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është i pranishëm në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.