Spiropali: Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, theksoi sot se “taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral”.
“Luli vet ka shpallur se Partia Demokratike gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimmarrjet e zanatit”, – tha Spiropali.
Ministrja Spiropali u shpreh se “nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku dixhital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik. Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene”.
“Kot s’thonë: Zilia, po ashtu si uthulla e fortë, gërryen dhe thyen enën e vet”, – tha Spiropali. /k.s//a.a//r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.