SPANJË – Rritje e ndjeshme e papunësisë në TIII 2020 nga Covid-19

MADRID, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Spanja regjistroi një rritje të nivelit të papunësisë në 16,26% në tremujorin e tretë nga 15,3% në të dytin, me 355 000 të papunë shtesë në sfondin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e COVID-19, sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot.

Impakti i krizës shëndetësore është më i vogël se në tremujorin e dytë, ku më shumë se një milionë vende pune u mbyllën, pjesa më e madhe në shërbime dhe turizëm.

Rreth 3,7 milionë të papunë janë numëruar në fund të shtatorit, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INE).

Kjo shifër nuk përfshin personat në punësim të pjesshëm, që ishte rreth 650 000 në fund të shtatorit, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria.

Financimi publik i punësimit të pjesshëm u shtri deri në fund të janarit, por sektori i turizmit, një shtyllë e ekonomisë e goditur rëndë nga kriza, po kërkon zgjatjen e saj deri në fund të vitit 2021 si dhe heqjen e detyrimit për kompanitë përfituese të mos pushojnë nga puna për gjashtë muaj.

Qeveria vlerëson se shkalla e papunësisë pritet të arrijë 17,1% në fund të vitit 2020./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.