SPANJË – Fonde europiane dhe rritje taksash në projektbuxhetin 2021

MADRID, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Qeveria spanjolle e kryeministrit Pedro Sanchez prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2021, i mbështetur nga fondet e planit europian të rimëkëmbjes dhe rritja e taksave mbi bizneset dhe të ardhurat e larta.

Ky buxhet mobilizon një volum investimesh publike të jashtëzakonshme (…), më ambiciozi në historinë tonë demokratike”, theksoi socialisti Pedro Sanchez, i cili qeveris në koalicion me partinë radikale të majtë Podemos, gjatë një fjalimi në Këshillin e Ministrave.

Këto investime, me një vlerë prek rreth 10% më të lartë se ai i buxhetit të mëparshëm, do të përfshijnë 27 miliardë euro që vijnë nga mega-plani  europian i rimëkëmbjes, i miratuar këtë verë për të kapërcyer krizën”, theksoi ai.

Spanja është një prej përfituesve kryesorë të planit europianë, me 140 miliardë euro të shpërndara në kredi dhe subvencione të parimbursueshme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.