SEUL – Ekonomia koreano-jugore rritet falë eksporteve

SEUL, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Koresë së Jugut regjistroi një rritje të lehtë për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, sipas të dhënave të lëshuara nga Banka e saj Qendrore.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Koresë së Jugut u rrit 1,9% në tremujorin e tretë, tregojnë shifrat, megjithatë është akoma një rënie 1,3% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Rritja ishte kryesisht për shkak të rritjes së mprehtë të eksporteve të vendit, i cili u rrit me 15,6% në periudhën korrik-shtator.

Shpenzimet e konsumit ishin të dobëta, me një rënie prej 0,1% më pak.

Koreja e Jugut deri më tani i ka rezistuar pandemisë koronavirus shumë mirë sipas standardeve ndërkombëtare, duke regjistruar gjithsej pak më shumë se 26 000 raste të infeksionit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.