RUSI – Lavrov i detyruar të vetëkarantinohet

MOSKË, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov u detyrua të vetëkarantinohet pas kontaktit me një person, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, njoftoi sot diplomacia ruse.

“Për shkak të kontaktit me një pacient COVID-19, Sergey Lavrov do të qëndrojë në izolim”, tha Ministria e Jashtme, e cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Ministria specifikon se vizitat dhe takimet e planifikuara më parë shtyhen për një datë të mëvonshme, duke shtuar se  Lavrov ndihet mirë.

Rusia ka parë një ringjallje të madhe të epidemisë në javët e fundit.

Ajo është në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve të regjistruara, me një total prej 1 547 774 infektimesh dhe 26 589 vdekjesh./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.