Rindërtimi në Kamzë/ 1600 fëmijë do të rikthehen në kopshtin dhe shkollën “Halit Coka” me kushte europiane

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Shkolla dhe kopshti “Halit Coka” në Kamzë, po rilind më e bukur, më e madhe dhe më e fortë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga kantieri i ndërtimit në Kamzë ku siç u shpreh, janë projektuar mjedise të reja të standardeve europiane.

“1400 nxënës dhe 200 fëmijë të kopshtit do të rikthehen këtë 26 nëntor, në mjedise të reja të projektuara sipas standardeve më të mira europiane”, tha Rama.

Shkolla dhe kopshti “Halit Coka” në Kamzë, shtrihen në një sipërfaqe ndërtimi prej gati 7 mijë m2 dhe për ndërtimin e tyre po zbatohen standardet më të mira europiane.

Ato janë pjesë e 143 objekteve arsimore që po ndërtohen në kuadër të programit të rindërtimit.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.