Remonti/ Stakim i pjesshëm i energjisë në Krujë dhe Fushë-Krujë

TIRANË, 27 tetor /ATSH – I. Vata/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi abonentët e energjisë elektrike në Krujë dhe Fushë-Krujë se do të ketë ndërprerje të pjesshme të energjisë për shkak të remontit nga OST në linjën 110 kV Tirana 1– Fushë-Krujë.

OSHEE njoftoi se stakimi do të bëhet për shkak të remontit të parashikuar nga OST në linjën 110kV Tirana 1– Fushë-Krujë.

OSHEE njoftoi se do ketë stakim të energjisë pjesërisht në qytetin Fushë-Krujë, në Hasan, Shelqet, Kullase, Halil, Zezë, Nikel, Larushk, Arrameras, Borizanë, Thumanë, Derven, Gramëz, Sukth, Brrok, Ura e Gjolës, rruga Fushë-Krujë-Laç. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.