POLONI – Numër rekord infektimesh me Covid-19, izolohet ministri i Drejtësisë

VARSHAVË, 27 tetor /ATSH-PAP/ – Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Poloni është rritur me 16 300 infeksione të reja, një rekord i ri ditor, çka e çon numrin e përgjithshëm në 280 229 persona.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se 13 291 njerëz me infeksion të konfirmuar të koronavirusit u shtruan në spital, ndërsa 442 109 ndodhen në karantinë dhe 54 440 janë nën kontrollin sanitar-epidemiologjik.

Deri më tani në vend janë shëruar 119 237 persona.

Infeksionit nga Covid-19 nuk i ka shpëtuar as ministri i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro, i cili është izoluar./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.