Pandemia/ Ulet për herë të parë në 15 vjet numri i kartave të kreditit

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Periudha e lidhur me krizën e Covid-19, ka sjellë për herë të parë, në më shumë se 15 vjet, uljen e numrit të kartave të kreditit.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, në fund të tremujorit të dytë, numri i kartave aktive të kreditit zbriti në shifrën 113 mijë.

Ndërkohë që nga marsi deri në qershor, numri i kartave ra me rreth 2200 njësi. Ndërkohë, ritmi i rritjes vjetore të numrit të kartave të kreditit ra në 3.1%, ndërsa në fund të vitit të kaluar, rritja kishte qenë 7.9%.

/j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.