NJU JORK – De Blasio: Shmangni udhëtimet gjatë pushimeve të festave

NJU JORK, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio u tha sot banorëve të shmangin udhëtimet gjatë festave të ardhshme, me qëllim mospërhapjen e COVID-19.

“Urrej ta them, por më duhet të nxis të gjithë njujorkezët: Mos udhëtoni jashtë shtetit për pushime”, tha de Blasio në një konferencë shtypi.

“Ne kemi një kërcënim të vërtetë të valës së dytë këtu në qytetin e Nju Jorkut. Ne po e luftojmë, por nuk mund ta marrim me lehtësi”, shtoi kryetari i bashkisë.

Nju Jork ishte epiqendra kombëtare e shpërthimit të koronavirusit të ri në pranverë.

Shteti arriti të vërë nën kontroll shkallën e infektimit gjatë verës, përpara se të shihte një rritje të rasteve ditore në disa lagje, kohët e fundit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.