Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Varhelyi: Do të ishte veprim i matur të pritet përgjigjja e Venecias

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh sot i kënaqur që Kryeministri Edi Rama mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në ligjin zgjedhor.

Varhelyi thekson se do të ishte e matur të pritej opinioni nga Komisioni përpara rivotimit në Parlament.

“Kodi zgjedhor i Shqipërisë: I gëzuar që kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Kështu që, do të ishte veprim i matur që të pritet përgjigjja përpara rivotimit në Parlament. Mezi pres të shoh zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shprehet Varhelyi.

Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Meta gjithashtu i drejtoi një kërkesë me 8 pyetje për opinion Komisionit të Venecias. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.