MV – 628 raste te reja dhe 15 viktima nga COVID-19

Shkup, 27 tetor /ATSH-MIA/ – Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se janë regjistruar 628 raste të reja me COVID-19, ku numri më i lartë, 353, rezulton në kryeqytetin e vendit, Shkup, si edhe 15 të vdekur.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 531 pacientë të shëruar.

Gjithsej, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 në MV, që nga fillimi i epidemisë, arrin në 27 827, numri i pacientëve të shëruar është 19 479 dhe i të vdekurve 949.

Aktualisht, numri i rasteve aktive në vend është 7 399./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.