TIRANË, 27 tetor /ATSH – I. Vata/ Presidenti Ilir Meta pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso.
Nga ana e tij, Meta shprehet se vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike dhe theksoi se “ne e konsiderojmë Spanjën një partner shumë të rëndësishëm europian dhe mesdhetar”.
“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Spanjës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke vlerësuar pozitivisht rritjen në shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona, inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Spanjës në vendin tonë dhe në rajon”, tha ai.
Po ashtu, Meta shton se “Shqipëria i jep rëndësi të veçantë jo vetëm bashkëpunimit politik e ekonomik, por edhe atij kulturor dhe arsimor me Spanjën”.
/j.p//r.e/