Kthimi i fëmijëve shqiptarë/ Rama takon gjeneralin Abass: Vijon operacioni për kthimin e fëmijëve të tjerë


TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Beirut me gjeneralin Abass, të cilin e falënderoi për ndihmën e paçmueshme për kthimin në Shqipëri të katër fëmijëve dhe një gruaje.

Kreu i qeverisë  shprehet se gjatë takimit me gjeneralin Abass konfirmuam edhe vijimin e operacionit të kthimit të fëmijëve të tjerë nga kampet e Sirisë.

“Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë”, thekson Rama i cili udhëtoi një ditë më parë drejt Libanit.

Ditën e sotme pritet të vijnë në Shqipëri Floresha Rasha dhe fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha si dhe djali i familjes Dumani, Endri Dumani, të cilët u morën nga kampi Al Hawl në Siri./k.s//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.